Vendosni fjalën kyçe....

Rama tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë: Fasha 800 Kw/h nuk hyn në fuqi me 1 Tetor


Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

“NJË LAJM POZITIV dhe pse nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800KW për konsumatorët familjarë.”- shkruan Rama ndërsa shpërndan një videomesazh drejtuar qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij në këtë video, Rama thotë se fasha 800 KW/H nuk do të hyjë në fuqi nesër më 1 tetor.

“Sot kam një lajm pozitiv, në 1 shtator kur vendosëm fashën kërkesa nga KESH-i ishte 17 mijë kwh, kërkesa sot është 11 mijë kwh.

Me këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol të rëndësishëm ulja e temperaturave, por edhe qasja e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Kemi pasur përmirësime në Fierz aty dhe ku është burimi kryesor i energjisë, si pasojë e reshjeve. Në këto kushte dhe duke parë projeksionet për të lehtësuar barrën faktike mbi të gjitha familjet ne vendosëm që aplikimi i fashës prej 800 kwh të mos hyjë në fuqi më 1 tetor.”– tha Rama.