Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim viziton TEC-et lundruese në Vlorë: Nuk duken bukur, por funksionojnë


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar sot termocentralet lundruese, në Vlorë. Ajo shoqërohej nga ministrja Belinda Balluku.

Pasi pa pajisjet dhe mësoi si funksionojnë, ambasadorja Kim u shpreh se nuk duken të bukura por e rëndësishme është të funksionojnë.

“Kjo është e rëndësishme për diversifikimin e burimeve të energjisë më të sigurta e më të begata. Po ndaja me ministren se nuk duken bukur por funksionojnë dhe kjo është më e rëndësishmja. 150- 200 mijë shtëpi që do të funksionojnë falë këtyre anijeve. Shqipëria të ketë energjinë për të cilën ka nevojë në këtë kohë të rëndësishme.”– tha Kim.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku u shpreh se falë dy anijeve prodhuese, do të kursehet rreth 60 përqind e parave nga ajo që do të importohej për energjinë që na mungonte.