Vendosni fjalën kyçe....

Kushi-Zhupës: Ditën e parë të shkollës nuk uruat nxënësit e mësuesit por hodhët baltë ndaj qeverisë, kështu i motivoni…?


Ministrja e Arsimit Kushit replikoi me deputeten e PD-së Zhupa lidhur me çështjet e ngritura prej kësaj të fundit në Kuvend.

Shefja e arsimit i tha demokrates së në ditën e parë të shkollës qëndrimi i deputetëve të opozitës nuk ka qenë i duhuri pasi në vend të urimit kanë bërë kritika.

“Në datën 1 shtator ku ishit negativë. Në ditën e parë të shkollës ju duhet të ishit pozitivë, t’i motivonit nxënësit dhe mësuesit në rrugëtimin e bukur e të vështirë të arsimimit. 364 ditët e tjera mund të bëni kritika e të hidhni baltë po të paktën në ditën e parë të shkollës duhet të ishit pozitivë e jo të thonit, jo kjo shkollë nuk bën, jo kjo është prishur.” – tha Kushi.