Vendosni fjalën kyçe....

I shpallur në kërkim nga Gjermania, i riu shqiptar ndalohet duke hyrë në Greqi nga Kapshtica


Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës është arrestuar nga pala greke një 26-vjeçar shqiptar, i cili rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar me një urdhër-arresti të autoriteteve gjermane pasi akuzohet për një grabitje në sasi të mëdha parash.

Shtetasi shqiptar është kapur nga policia kufitare e Kapshticës në bashkëpunim me sektorin e verifikimit të pasaportave.

Shqiptari është ndaluar ditën e djeshme në mesditë.