Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri i Red Bull Salzburg refuzon kalimin te Chelsea


Christoph Freund nuk do t’i bashkohet Chelseas.

Red Bull Salzburg ka njoftuar këtë të hënë se drejtori i tyre sportiv nuk do të largohet nga klubi

Freund së fundi ka zgjatur kontratën e tij deri më 30 qershor 2026.

Austriaku ishte i lidhur me Chelsean, teksa u raportua se mes tij dhe klubit londinez ishte afër arritja e marrëveshjes.

45-vjeçari ka konfirmuar interesimin nga “Blutë”, teksa ka treguar edhe arsyen pse vendosi të mbetet te Salzburgu.

“Siç e kam konfirmuar tashmë në intervista, Chelsea ka qenë e interesuar të më punësojë. Kur një klub i madh si ai tregon interes, është një nder jo vetëm për mua dhe punën e FC Red Bull Salzburgut, është gjithashtu një situatë që kërkon një sërë konsideratash personale. Arrita në përfundimin se jam në vendin më të mirë në FC Red Bull Salzburg,dhe një lëvizje ishte jashtë diskutimit për mua. Jemi në mes të një faze vërtet intensive dhe kemi sfida të mëdha përpara në Bundesligën austriake, Kupën dhe Ligën e Kampionëve – fokusi dhe përqendrimi im i plotë janë të drejtuara tek ato tani”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.

Kurse, shefi ekzekutiv i klubit nga elita e futbollit austriak deklaroi:

“Christoph Freund ka kryer punë të mrekullueshme për ne për shumë vite, dhe vetëm së fundmi ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2026. Në këtë mënyrë mund të konfirmoj se ai do të mbetet drejtor sportiv i FC Red Bull Salzburg. Ai më informoi për interesimin e Chelseat, natyrisht, dhe ne kemi folur për këtë në nivel personal me disa diskutime të mira. Fakti është se ai do të mbetet drejtori ynë sportiv! Ai nuk ka bërë kërkesë për t’u larguar”.