Vendosni fjalën kyçe....

Meta: SPAK veprime të ngadalta dhe me regji politike për inceneratorët


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në debatin televiziv në emisionin “Publikisht” deklaroi se hetimet e SPAK po zhvillohen në mënyrë të ngadaltë dhe me regji politike.

Meta tha ndër të tjera se ka pasur ministra dhe drejtorë që kanë qenë kundër inceneratorëve.

Kemi një veprim jashtëzakonisht të ngadaltë dhe me regji politike në vlerësimin time. Personat janë me fakte që janë ndaluar dhe që duhet të ishin ndaluar me kohë. Kjo gjë duhet të kishte ndodhur para zgjedhjeve.

Këtu nuk kemi të bëjmë me përgjegjësi individuale, por me një organizatë kriminale. Sepse këtu kemi të bëjmë me një aferë që nuk e bën një individ, por bëhet në garanci e kreut të qeverisë. Një vendim nuk hyn dot në qeveri pa e firmosur një ministër.

Nuk e mendoja që ata do ishin të gjithë kukulla. Ka pasur ministra financa që kanë qenë kundër. Ka pasur drejtorja që kanë lënë shënim, që kjo nuk bëhet. Ka pasur ministra drejtësie që kanë qenë kundër. Por kjo gjë është imponuar sepse është Rama”, tha Meta në RTSH.