Vendosni fjalën kyçe....

Financimi rus i PD-së/ Berisha: Do ngremë një komision auditi, Basha ka marrë me vete çdo gjë, edhe “hard disqet”


Në konferencën e sotme për mediet, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se do të ngrejë një komision auditi për të bërë transparencë për akuzat e financimit të kësaj force politike nga Rusia në vitin 2017.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha akuzoi ish-kryetarin Lulzim Basha se kur ka lënë detyrën e kryetarit ka marrë me vete çdo gjë, edhe hard disqet.

“Do të jem i hapur me ju! Kërkesa për një audit, apo vendimi do të merret, është i drejtë. Do ju informoj, Lulzim Basha ka marrë çdo gjë me vete, hard disqet, gjithçka. Kjo është e vërteta. Partia duhet ta krijojë atë, detyrimisht.

Mbi bazën e hetimit, se një qëndrim mendoj unë të dënueshëm ka mbajtur Edi Rama me ndërhyrjen e tij për mbylljen e dosjes. E kam denoncuar këtë, e kam quajtur para jush Lulzim Bashën peng. Kjo u faktua.

Demokratët që mbështetën Berishën duhet të ndihen krenar me vendimin e tyre historik, Pasi në krye të PD do ishte një kryetar i Basha, se ça drame e madhe do ishte.”– tha Berisha gjatë bisedët me gazetarët.