Vendosni fjalën kyçe....

Djali i kryeministrit të Fixhit akuzohet për dhunë në familje


Djali i kryeministrit të Republikës së Ishujve Fixhi, Frank Bainimarama është akuzuar për një sërë veprash të dhunës në familje në Australi.

Sipas BBC-së, 36-vjeçari Ratu Meli Bainimarama, po përballet me 17 akuza, mes të cilave përndjekje, sulm dhe mbytje.

Ai akuzohet gjithashtu për dëmtim të pronës dhe shpërndarje të një imazhi intim pa pëlqim.

Avokati i tij tha se Bainimarama nuk e ka pranuar fajësinë, por do të “mbështetet në karakterin e tij të mirë” në çdo mbrojtje.

Veprat dyshohet se kanë ndodhur në Sidnei midis shkurtit dhe majit, por Bainimarama u arrestua vetëm javën e kaluar pasi një raport i policisë u bë në fillim të këtij muaji.

Bainimarama është lënë në liri me kusht dhe çështja e tij do të kthehet në gjykatë më 13 tetor.

Ratu Meli është djali i vetëm i Frank Bainimarama, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2007.

Rasti vjen në një kohë të vështirë për politikanin, i cili do të përballet me një tjetër ish-kryeministre – Sitivena Rabuka, në zgjedhjet që do mbahen më vonë këtë vit.