Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi gjen trajnerin e ri pas shkarkimit të Gegës


Kukësi ka emëruar Enkeleid Dobin si trajnerin e ri të ekipit pas shkarkimit të Skënder Gegës dje.

Njoftimi është bërë në faqen e ekipit në Facebook. Sipas klubi verior, Dobi vjen pas një përvoje në kampionatin polak.

“Mirëserdhe Enkeleid Dobi. FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi është zyrtarisht trajner i skuadrës sonë! Tekniku 47 vjeçar do të marrë drejtimin e skuadrës dhe ditën e nesërme do të prezantohet para mediave e më pas do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në kompleksin “Football Republic”. Dobi vjen te ekipi ynë pas një eksperience në Poloni, aty ku ka drejtuar skuadrat e Gornik Polkoëice dhe Widzew Lodz. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Dobi dhe suksese në drejtimin e ekipit tonë.” – thuhet në njoftimin e ekipit.

Dobi ka luajtur fillimisht me Teutën e Durrësit në sezonin 1996/97 para se të niste një karrierë të gjatë jashtë vendit ku ka luajtur me ekipe në Kroaci, Slloveni, Poloni e Francë si Varteks, Zaglebie Lubin, Gornik Zabrze, Miedz Legnica, Viry-Chatillon, etj.