Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas çiklistin në Maliq, 65-vjeçari ndërron jetë në spital


Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Maliq, ku një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, çiklisti 65-vjecar ka humbur jetën. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë sapo mbërriti atje.

“Më datë 09.09.2022, rreth orës 14:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq, shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip ‘Ford’ ka përplasur biçiklistin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.”- bëjnë me dije uniformat blu.