Vendosni fjalën kyçe....

16 vjet në pushtet, Angela Merkel do të botojë në 2024-ën një libër për jetën e saj personale dhe politike


Një vit pas largimit të saj nga drejtimi i Gjermanisë, ish-kancelarja Angela Merkel dëshiron të botojë kujtimet e saj nga jeta personale dhe politike në një libër, që do të dalë në vjeshtën e vitit 2024.

Shtëpia botuese njoftoi këtë të enjte se kujtimet e Merkelit, të shkruara së bashku me këshilltaren e saj për një kohë të gjatë politike, Beate Baumann, do të jepnin një pasqyrë ekskluzive personale në jetën dhe veprën politike të Merkelit.

Siç citojnë mediet gjermane, Merkel vetë shkroi në deklaratën e botuesit: “Jam e kënaqur që mund të reflektoj mbi vendimet dhe situatat qendrore të punës sime politike në librin tim, të shkruar së bashku me Beate Baumann, dhe t’i bëj ato të kuptueshme për një publik të gjerë, gjithashtu duke iu drejtuar historia ime personale”.    

Merkel që sot është 68 vjeç, nuk kandidoi për zgjedhjet federale shtatorin e kaluar pas 16 vitesh si kancelare.

Botuesja Kerstin Gleba, shpjegoi se Merkel e kishte udhëhequr vendin përmes krizave dramatike dhe “e kishte formësuar politikën dhe shoqërinë gjermane dhe ndërkombëtare në një mënyrë unike me veprimet dhe qëndrimin e saj”.

Kujtimet e saj ofrojnë “mundësinë historike për të fituar njohuri personale mbi sfondin dhe motivet e punës politike të Angela Merkel dhe për të kuptuar se si erdhën vendimet e saj politike”.

Gleba njoftoi: “Nuk ka dyshim se këtu po krijohet një dokument i rëndësishëm i historisë bashkëkohore ndërkombëtare”.