Vendosni fjalën kyçe....

Meta dënon sulmin kibernetik të Iranit: Shkëputja e marrëdhënieve vendim korrekt por i vonuar


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar mbi vendimin e qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë.

Meta dënon ashpër shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit, teksa shprehet se reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.

“Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit.

Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar. 

Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz t# Shqipërisë me NATO-n dhe BE-së, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit”-shkruan Meta.