Vendosni fjalën kyçe....

Petraq Milo për propozimin e Partisë së Lirisë: Indeksimi i pagave të bëhet çdo vit në 1 korrik


Në konferencën e sotme për mediet të Partisë së Lirisë, Eksperti i ekonomisë, Petraq Milo ka shpjeguar propozimin për rritjen e pagave dhe indeksimin e tyre.

Ai tha që PL propozon që indeksimi i pagave të bëhet çdo 1 korrik në të njëjtën masë me inflacionin e vitit paraardhës.

“Ne propozojmë që 1/3 e rritjes reale të ekonomisë të shkojë për rritjen e pagës reale. Kjo do mundësojë që të respektohet parimi i së drejtës së detyrimit të çdo punonjësi që paguan taksa.

Sa i përket pjesës së indeksimit, kjo duhet të konsiderohet një detyrim i qeverisë. Propozimi është që indeksimi i pagës të kryhet çdo vit kalendarik, në datën 1 korrik të çdo viti në bazë të inflacionit të vitit paraardhës. Ligji përfshin dhe rritjen e pagës. Kjo nuk pengon qeverinë që të bëjë lëvizje të tjera për rritjen e pagës minimale për efekte të rritjes së produktivitetit apo rritjes ekonomike, apo siç ka qeveria që mund të veprojë në planin e saj. Kjo është e pavarur dhe duhet të bëhet çdo vit që të sigurohen dy elementët që thamë: mbrojtja dhe rritja e mirëqenies.”– tha Petraq Milo.