Vendosni fjalën kyçe....

Me armë e kanabis në makinë, ndalohen tre të rinj në Durrës e Fushë Krujë


Tre të rinj janë arrestuar në Fushë Krujë e Durrës në dy operacione të ndryshme policore pasi janë kapur duke qarkulluar me armë zjarri e me drogë në makinë.

Në pranga ka rënë një i ri me iniciale K.L. banues në Rrëshen. Ai është kapur në Fushë Krujë pasi gjatë kontrollin në makinën tip ‘Audi’ i është gjetur një pistoletë pa leje si dhe kanabis në formën e boçes. Po kështu sipas policisë ai doli pozitiv në testin e drogës.

Gjithashtu në pranga kanë rënë 21-vjeçari me iniciale D.L. e 23-vjeçari me iniciale O.D. pasi gjatë konstrollin në mjetin e tyre tip ‘BMW’ u është kapur një sasi kanabisi në formë boçeje. 23-vjeçari me iniciale O.D. iu nënshtruar testit të drogës e doli pozitiv thuhet në njoftimin e policisë.