Vendosni fjalën kyçe....

Partizani arrin të tretën radhazi, Egnatia surprizon Laçin


Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme jashtë fushe në Ballsh ndaj Bylisit me rezultatin e ngushtë 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Skuka në minutën e 31-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, e treta në po kaq ndeshje ‘të kuqtë’ e shohin veten në krye me pikë të plota.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Egnatia arriti një fitore surprizë në fushën e Laçit.

Në ndeshjet e luajtura dje, Kastrioti mundi Kukësi në transfertë ndërsa Erzeni e Teuta u ndanë në paqe në derbi.