Vendosni fjalën kyçe....

Alex Soros poston albumin nga takimet në samitin e Ballkanit të Hapur, një javë më parë postoi foton me Ramën në Austri


Alexander Soros ka postuar disa foto nga takimet në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd, me të parën atë që ka bërë me kryeministrin e Shqipërisë Rama e atë të Maqedonisë së Veriut Kovacevski.

Në postimin e tij në Instagram djali i Goerge Soros shkruan se samiti i Ballkanit të Hapur ka bërë bashkë njerëz nga i gjithë rajoni.

Në albumin e postuar ai shfaqet me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zaev, me tenistin serb Djokoviç, me ambasadorin amerikan në Serbi Hill, me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi Abazoviç si dhe me biznesmenë të ndryshëm.

Para një jave ai postoi gjithashtu një foto me kryeministrin e Shqipërisë Rama të bërë në forumin e Alpbach në Austri.