Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Rusia po përgatitet për sulm energjetik kundër të gjithë evropianëve këtë dimër


Këtë dimër, Rusia po përgatitet për një sulm energjetik kundër të gjithë evropianëve, dhe përgjigja kryesore ndaj kësaj duhet të jetë uniteti dhe presioni i shtuar i sanksioneve ndaj Rusisë. Kështu beson presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Siç shkruan Ukrinform, në fjalimin e tij të fundit Zelensky u ndal në vendimin e fundit të Gazpromit për të ndaluar deri në një afat të pacaktuar furnizimin me gaz për Evropën.

 “Këto ditë, Rusia po përpiqet të rrisë edhe më shumë presionin energjetik mbi Evropën – furnizimi i gazit përmes gazsjellësit Nord Stream është ndalur plotësisht. Pse e bëjnë këtë? Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo evropiani – në të gjitha vendet e kontinentit tonë. Ajo dëshiron të dobësojë dhe frikësojë të gjithë Evropën, çdo shtet. Aty ku Rusia nuk mund ta bëjë këtë me forcën e armëve konvencionale, ajo e bën këtë me forcën e armëve energjetike. Ajo po përpiqet të sulmojë me varfëri dhe kaos politik ku ende nuk mund të sulmojë me raketa.”– tha Zelensky.

Më pas ai shtoi se për t’u mbrojtur nga kjo, të gjithë në Evropë kanë nevojë për më shumë unitet, më shumë koordinim, edhe më shumë ndihmë për njëri-tjetrin.

“Këtë dimër, Rusia po përgatitet për një sulm vendimtar energjetik ndaj të gjithë evropianëve. Dhe përgjigjet kryesore për këtë duhet të jenë dy gjëra: së pari, uniteti ynë – uniteti në mbrojtjen kundër shtetit terrorist, dhe së dyti – Rritja e presionit tonë ndaj Rusisë – kjo përfshin rritjen e sanksioneve në të gjitha nivelet dhe kufizimin e të ardhurave të Rusisë nga nafta dhe gazi.

Sa më shumë sulme të bëjmë të gjithë së bashku, aq më pak sulme do të jenë në gjendje të bëjnë këta terroristë.”- përfundoi Zelensky.