Vendosni fjalën kyçe....

Krim në familje, vëllai vret vëllanë dhe kunatën brenda një lokali në Tiranë


h

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme. Arsen Muskurti akuzohet se ka qëlluar me armë duke vrarë vëllanë e tij Dritan Muskurti dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16 e 45 brenda një agjencie turistike që menaxhonin në rrugën ‘Islam Alla’ të kryeqytetit.

Dyshohet se shkak i përplasjes mes vëllezërve është një konflikt i hershëm dhe i vazhdueshëm për pronën.

Autori i dyshuaar Arsen Muskurti njihej edhe me emrin Hamza Muskurti.

Krimi i rëndë vjen një ditë pas atij në Lezhë ku ish-dhëndri qëlloi për vdekje ish-vjehrrin e ish-kunatin në banesën e këtyre të fundit.

Besnik Pjetri kishte qenë i martuar me vajzën e Pjetër Përjakut por ishte divorcuar me të pak vite më parë. Viktimë mbeti edhe ish-kunati Gent Përjaku. Viktimat punonin e jetonin në Itali prej shumë vitesh e ishin kthyer në Shqipëri një ditë më parë.

Njoftimi

“Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Në foto: Autori i dyshuar i vrasjes Arsen (Hamza) Muskurti

Në foto: Dritan e Nora Muskurti