Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Lefter Alla si Rama, i puthi duart Luiza Gegës gjatë pritjes në Bulqizë (FOTO)


Kampionia e Evropës në atletikë, Luiza Gega u vlerësua ditën e djeshme me titullin e lartë ‘Qytetar Nderi’ nga Këshilli i Bashkisë Bulqizë.

Nga fotot që qarkulluan nga kjo ceremoni dhe pritja që iu bë atletes, njëra padyshim tërhoqi vëmendjen.

Momenti kur kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla shfaqet duke i puthur duart kampiones së Europës. Një gjest për të cilin Alla padyshim e dinte sa sa është komentuar kryeministri Edi Rama. Por përsëri ai e ‘kopjoi’.

Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall kampione e Evropës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund.

Ajo është nderuar nga Kryeministri Edi Rama me ‘Kordonin e madh të Yllit të Mirënjohjes Publike’.