Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Sllovenia: Shpresojmë që BE-ja të mos bëjë gabimin e turpshëm si gjatë pandemisë, s’e kemi rritur energjinë asnjë cent


Kryeministri Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se shpreson që BE-ja të mos përsërisë gabimin e turpshëm që bëri gjatë pandemisë Covid-19 lidhur me krizën e çmimeve që ka goditur Evropën e rajonin pas sulmit rus ndaj Ukrainës.

Në forumin strategjik të BLED-it në Slloveni, kreu i qeverisë tha se BE-ja ka bërë shumë premtime një pjesa të cilave nuk i ka mbajtur duke theksuar se Shqipëria është besnike ndaj perandorive.

Rama tha se qeveria e tij nuk e ka rritur asnjë cent çmimin e energjisë në vend ndërsa theksoi se Tirana nuk ka nevojë për gazin rus e për këtë arsye reagon fort ndaj Moskës.

“Ne jemi harmonizuar qysh prej ditës së parë me politikën e BE-së. Ne jemi shumë besnik ndaj perandorive. Do të jemi të fundit që do të largohemi nga perandoria perëndimore. Në kodin tonë, në Kushtetutën e parë të shqiptarëve, fjala e dhënë është barasvlefshme me nderin. BE na ka dhënë shumë fjalë, ndonjëherë i mbajnë dhe ndonjëherë nuk i mbajnë. Ne ia kemi dalë të vazhdojmë kështu, duke mos e rritur çmimin e enegjisë asnjë cent. Kemi inflacionin më të ulët në rajon. Shpresojmë që BE nuk do të bëjë gabimin e turpshëm si gjatë pandemisë për krizën e çmimeve pas luftës në Ukrainë, ku nuk na dhanë vaksina. Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojë për gazin  rus. Prandaj reagojmë fort ndaj Rusisë. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë. Prodhimi ynë i energjisë është në bazë ujore. Kemi marrë një vendim kurajozë të mos prekur çmimet për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është e rëndësishme për buxhetin shqiptar. Ne ia kemi dalë.” – tha Rama.