Vendosni fjalën kyçe....

“I vodhe zgjedhjet” – Një person i ndërpret fjalën presidentit Biden gjatë takimit (Video)


Një burrë ndërpreu një fjalim të presidentit amerikan Joe Biden duke bërtitur:  “I vodhët zgjedhjet” nga mesi i turmës në një takim të Komitetit Kombëtar Demokratik në Montgomery County të enjten.

Pasi e përsëriti fjalinë disa herë, burri më pas largohet nga salla ndërsa turma e mbledhur e fishkëllen dhe i kërkon të largohet.

Ndërkohë presidenti Biden u drejtohet mbështetësve të tij në sallë që ta lënë të largohet personin në fjalë.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani