Vendosni fjalën kyçe....

“Svetlana s’është spiune, edhe në Rusi është përballur me akuza” – Flet miku i blogeres ruse të arrestuar për spiunazh (VIDEO)


Blogerja ruse Svetlana Timofoeva u la sot në “arrest me burg” pas akuzave për spiunazh. Por miku i saj Mikhail Kurylev thotë se blogerja rusë nuk është spiune, thjesht është e pasionuar pas eksplorimit të zonave urbane.

Në një intervistë për “Euroneës.al”, Kurylev tregon se në vitin 2018 ata kanë udhëtuar sëbashku në Sevastopol, ku janë futur në bunkere të vegjël në atë zonë.

 “Unë dhe Lana njihemi që nga viti 2018. Jemi njohur në rrjetet sociale, njoh edhe ish-të dashurin e saj. Jemi miq.

Jo jo ajo nuk është spiune sepse e njoh këtë vajzë edhe prej miqve të mi rusë në Moskë. Unë njoh shumë prej miqve të saj, të cilët kanë të njëjtin pasion, eksplozimin urban. Ne u ngjitëm në 2018-ën me dy djem të tjerë në Sevastopol. Këta djem e njohin Lanën. I pyeta këto ditë për Lanën dhe ata më thanë fjalë të mira për të.”– tha ai.

I pyetur se i kujt është mjeti luksoz me të cilën lëvizën 2 rusët dhe ukrainasi nëpër Shqipëri, Kurylev tha se ky mjet është në pronësi të shtetasit ukrainasi.

Ajo është makina e ukrainasit, i njohur gjithashtu për eksporimet e tij urbane. Nuk e njihja në fakt ukrainasin në jetën reale, por shokët e mi me të cilët u ngjita në Sevastopol në vitin 2018 e njihnin.”- tregoi ai.

“Lana i siguron lekët mbase me eskursionet e saj. Ajo bën eskursione ne Gjeorgji. Postimet e saj të fundit në Instagram janë nga këto eskursione.”- tha miku i blogeres.

Ai tregoi për gazetarin shqiptar edhe sprajin që dyshohet se është përdorur nga turistët, duke thënë se është i ligjshëm si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë dhe përdoret për t’u mbrojtur nga kafshët dhe njerëzit agresivë. Miku tha se blogerja Timofoeva edhe në v endin e saj në Rusi është përballur me akuza të ndryshme për shkak të pasionit të saj për fotot në ndërtesat e veçanta.

“Në Rusi ne kemi disa prej sprajit dhe gallone nga ky gaz, i cili përdoret për të sulmuar kafshët e egra, njerëzit agresivë. Ja ky është gazi, shiko po ta tregoj. Se unë kam një të tillë në shtëpi. Kjo nuk është ilegale. Është e ligjshme në Rusi dhe në Ukrainë. Ja shikoje.

Lana ka marrë akuza prej vitesh në Rusi për shkak të vizitave në vende të tilla, edhe politikani Dmitry Rogozin, ministri i Mbrojtjes dhe Industrisë së Hapësirës në Rusi, e akuzoi para disa vitesh Lanën kur ajo u ngjit në një fabrikë ushtarake në Moskë. Është politikan i famshëm në Rusi për hapësirën ajrore që ka thënë fjalë shumë të këqija për të. Jo nuk e di kur ka ardhur Lana në Shqipëri, por po udhëtonte me makinë me shtetasin ukrainas dhe makina e shtrenjtë ëshë e tij. Ai ka udhëtuar në Sevastopol me këtë makinë dhe shokët e mi e kanë parë me këtë makinë.  Nuk e njoh familjen e saj por di që ata jetojnë në Moskë.”- tregon miku i blogeres.