Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen Edi Paloka: Milionat që harxhuat për shfaqjen e sotme t’ja jepnit Luizës, racë e qelbur


Deputeti Edi Paloka ka reaguar pas ceremonisë që u bë sot në Kryeministri në nder të sportistes Luiza Gega, pas shpalljes së saj si kampione e Evropës.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka ironizon qeverinë duke thënë se kur Luiza “klithte për mbështetje nga shteti”, thirrjet e saj binin në vesh të shurdhët. Ndërsa sot sipas tij përpiqen të “marrin të munden” nga suksesi i saj.

“Duhet zotësi dhe për t’u bërë kaq i pështirë e i neveritshëm! Jashtë imagjinate…!!!

Deri sa Luiza klithte për të marrë pak mbështetje nga shteti, bënin veshin shurdh të gjithë palaçot. Sot janë sulur të marrin çfarë të munden nga sakrificat dhe suksesi i saj!

Kanë hedhur miliona sot, jo për Luizën, po për shfaqjen e tyre. Të paktën këto miliona që keni harxhuar për show, t’ja kishit dhënë asaj, Luizës. Nga taksat tona janë dhe ne do pranonim me shumë dëshirë që t’i merrte Luiza, po ju prapë futet feckën tuaj të ndyrë! Ptuuu racë e qelbur!”– shkruan Paloka.