Vendosni fjalën kyçe....

“Mallkimi i Drake”- Reperi kanadez humbet 430 mijë dollarë duke vënë baste në ndeshjet e UFC-së


Drake ka humbur dy baste të tjera me vlerë nga rreth 200 000 dollarë secili, pasi mbështeti Kamaru Usman në ndeshjen me Leon Edwards.

Reperi amerikan e vuri bastin e dyte prej 200 mijë dollarësh edhe pasi kishte humbur më parë plot 230 mijë dollarë duke mbështetur brazilianin Jose Aldo, i mundur nga Merab Dvalishvili.

Siç shkruan “The Mirror”, artisti i hip-hop-it ka një histori të gjatë bastesh në ndeshjet e boksit të UFC-së. Por duket se ajo që di të bëjë më mirë në këto baste, është të humbasë para. Prandaj ai është akuzuar prej kohësh se përfaqëson diçka si një “mallkim” për ata sportistë dhe ekipe që ai mbështet publikisht.

Leon Edwards e mposhti Usmanin në minutën e fundit të ndeshjes së tyre me pesë raunde