Vendosni fjalën kyçe....

Video qe dekonspiron Peleshin, bazat ushtarake do jepen me koncension


Një komunikim i ministrit të Mbrojtjes Peleshi me gazetarët lidhur me ngjarjet e ndodhura së fundmi në uzinat ushtarake të Gramshit e Poliçanit, e ka dekonspiruar shefin e mbrojtjes.

Teksa pyetet për atë që ka ndodhur në dy uzinat në fjalë ku shtetas rusë e çekë janë kapur prane e brenda tyre, Peleshi thotë se qeveria është në bisedime dhe në kontakt me investitorë vendas e të huaj për t’i vënë në eficencë uzinat në fjalë.

Teksa pyetet nga gazetarja Ambrozia Meta nëse uzinat do jepen me koncesion, Peleshi pasi heziton paksa përgjigjet duke thënë se uzinat ‘do vihen në eficencë’.

Tre shtetasit e huaj që u ndaluan pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku dy ushtarë u sulmuan me spërkatës neuroparalizues  thonë se janë blogerë.

“Shkuam pranë uzinës për të bërë fotografi, pasi jemi blogerë. Fotografojmë uzina objekte të vjetra.”– është shprehur 33-vjeçarja ruse e quajtur Svetlana.

Dhe rrëfimi i saj përputhet pasi prej disa ditësh ka bërë postime në faqen e saj “Lana Sator”. Emri “Lana” është shkurt për Svetlana. Dy të dyshuarit e tjerë gjithashtu kishin faqet e tyre ku postonin.

Blogerët rusë kishin postuar prej disa ditësh foto nga Shqipëria dhe objektet ushtarake.

Por kjo nuk është hera e parë që blogerët rusë vizitojnë Shqipërinë. Edhe një vit më parë ata vizituan vendin tonë dhe objektet ushtarake të cilat i fotografuan dhe i ndanë dhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Deklarata e sotme e Peleshit ka lidhje me një marrëveshje të lidhur nga Ministria e Mbrojtjes për të dhënë me qira kombinatin mekanik të Poliçanit një kompanie bullgare me lidhje të dyshuara me figura të krimit të organizuar.

Bëhet fjalë për kompaninë bullgare ‘All Guns Ltd’ për të cilën ministrja e drejtuar nga Peleshi ka dhënë dakordësinë për dhënien me qira të kombinait të Poliçanit. Sipas propozimit të bullgarëve, që përkon edhe me deklaratën e sotme të Peleshit, marrëveshja parashikon rivitalizimin i uzinës.