Vendosni fjalën kyçe....

Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli rezulton pozitive për doping, rrezikon përjashtimin për 8 vite


Peshëngritja shqiptare njolloset përsëri nga dopingu, pasi kampionja e Evropës Evangjeli Veli ka rezultuar pozitive në testet e kryera së fundmi nga qendra ndërkombëtare e Testimeve.

Veli u shpall kampione më 29 maj në Kampionatin Europian të zhvilluar në Tiranë nga ku mori 2 medalje të arta dhe një të argjendtë. Por me zbulimin e dopingut i rrezikon medaljet e fituara.

Veli rrezikon të pezullohet të paktën deri në 8 vjet, sepse është përsëritëse, pasi u gjet me doping edhe në vitin 2018.

Megjithatë para se të merret një vendim, do të priten dhe analizat e një testi të dytë. Në pritje të përgjigjes së testit B, Veli dhe federata Shqiptare e peshëngritjes janë pezulluar.