Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohen dy viktimat e atentatit mafioz në Vlorë, zbardhet dinamika e krimit


Janë identifikuar dy personat të cilët u ekzekutuan në një atentat mafioz në Vlorë mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për Shpati Lenën dhe Hakim Xhezon.

Lena ka kryer disa vite burg për një ngjarje në gusht 2019 në plazhin e vjetër të Vlorës ku mbeti i vrarë pronari i një lokali, Arben Beqiraj pas një sherri për kalin e vëllait të Hakim Xhezos, Eduart Xhezo, i cili hyri në plazh.

Pistat kryesore paraprake është ajo e hakmarrjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm ku një mjet ‘BMW’ ndoqi nga pas një mjet tip ‘Benz’ me të cilin udhëtonin viktimat dhe më pas personat brenda tij hapën zjarr me breshëri duke e bërë shoshë me plumba.

Ndaj mjetit të viktimave janë qëlluar mbi 30 plumba, të gjithë në anën e shoferit ose xhamin e përparmë.

Pak minuta më pas në rrugën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Frakull u gjet një mjet i djegur që dyshohet se u përket autorëve të atentatit. Brenda tij u gjetën tre armë zjarri ‘kallashnikov’ të djegura.

Mjeti tip ‘BMW’ pa targa që u gjet i djegur rezulton i vjedhur në Durrës pak javë më parë.