Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare kineasti i njohur shqiptar Kristaq Dhamo


Është  ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare kineasti i njohur shqiptar Kristaq Dhamo. Ai ka ndërruar jetë në SHBA ku jetonte me bashkëshorten dhe dy vajzat.

Dhamo ka realizuar një sërë filmash mes të cilëve filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, ‘Tana’ në vitin 1958.

Përveç filmit të lartpërmendur, kineasti ka realizur filma si ‘Fortuna’, ‘Detyrë e posaçme’, ‘Vitet e para’, ‘Mëngjese lufte’, ‘Brazdat’, ‘Nga mesi i errësirës’, ‘Qortimet e vjeshtës’, ‘Vendimi’ e ‘Botë e Padukshme’.