Vendosni fjalën kyçe....

“Vajza famëkeqe” – Kush është Daria Aslamova, gazetarja ruse e shpallur “non grata” në Kosovë (FOTO)


Daria Aslamova, është gazetarja ruse e cila është shpallur këtë të dielë si person i padëshirueshëm në Kosovë.

Siç ka njoftuar më herët ministri i Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, asaj i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.

“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara, cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës.”- shprehej ministri në një postim.

Daria Aslamova u arrestua nga Policia e Kosovës në veri më 6 gusht. Por media ruse “Komsomolskaya Pravda” ku punon Aslamova, ka thënë se ajo është liruar nga autoritetet e Kosovës në mëngjesin e së dielës dhe tani gjendet në Serbi.

Sipas gazetës, thuhet se ajo tani është në Rashkë, një qytezë në Serbi në afërsi të Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazeta ruse thotë se Aslamova ka qenë në Kosovë bashkë me burrin e saj për të raportuar për manastiret ortodokse.

Duke folur me kolegët e saj, Aslamova ka treguar se nga autoritetet në Kosovë u mor në pyetje nëse është takuar me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, pse u dëbua nga Moldavia, nëse punonte në Ukrainë dhe nëse e ka takuar Marine le Pen.

“Gjithashtu, gazetares i bëhej vazhdimisht pyetje për operacionin special, duke pyetur se kush do të fitonte. Daria u përgjigj pa mëdyshje – ushtria ruse do të fitonte.”– shkruan gazeta.

Në një postim në Facebook të datës 5 gusht, gazetarja shihet në fotografi me peshkopin Stefan të Serbisë.

Ajo shkruan krahas fotos: “Me një bekim të tillë, nuk është e frikshme shkuarja në betejë”.

Kush është Daria Aslamova

Daria Aslamova, 52-vjeçare nga Rusia, është korrespodente speciale për të përditshmen ruse, Komsomolskaya Pravda.

Daria ka lindur më 8 shtator 1969 në qytetin e Khabarovsk. Babai i saj Mikhail Feofanovich Aslamov është një poet i famshëm i Khabarovsk. Ai është kryetar i bordit në Khabarovsk të Unionit të Shkrimtarëve të Rusisë. Për vitet e fëmijërisë, shumë pak dihet për të.

Pas diplomimit në Fakultetin e Gazetarisë të Universitetit Shtetëror të Moskës, Aslamova punoi për herë të parë si korrespondente ushtarake për Komsomolskaya Pravda, kryesisht në pikat e nxehta të Abkhazisë, Çeçenisë, Kamboxhias, Nagorno-Karabakut, Jugosllavisë, Osetisë, Taxhikistanit, Ruandës, Malit. Pasi ishte në robëri, ajo i kushtoi disa ngjarje kësaj ngjarjeje. Tema e saj e preferuar është lufta.

Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si korrespodente lufte për kanalin Tsargrad, që thuhet se përhap propagandën ruse.

Gjatë karrierës së saj, Aslamova ka intervistuar ish-presidentin irakian, Sadam Hussein dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Lufta dhe seksi

Daria Aslamova bëri emër për temat e luftës dhe seksit. Reportazhi i saj i parë për ushtrinë bëri shumë zhurmë në vend (atëherë perdja e hekurt sapo ishte shembur, kështu që ata as që flisnin për seksin në atë kohë).

Ajo vetë thotë se kur shkoi disa herë në pika të nxehta edhe para skandalit të Karabakut, i dukej se ishte duke luajtur një vajzë-gazetare të guximshme. Në të njëjtën kohë, ajo ndihej si një aktore që luante në një film ku në mënyrë të pashmangshme do të vijë një fund i mirë së shpejti, ose, në ekstrem, asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë. Ajo shqetësohej vetëm nga vështirësitë e përditshme. Ka shoqëruar burra kur ka qenë zënë rob, ka përjetuar litarët dhe veshjet e robërve.

Ajo është arrestuar disa herë në zonat e luftës dhe e ka të publikuar edhe një libër me titull, “Ditari i një vajze famëkeqe”.

Aktualisht Aslamova realizon një emision televiziv të titulluar, “Pikat e nxehta me Daria Aslamovan”.

Seks në këmbim të intervistave?

Ndaj gazetares janë ngritur akuza të rënda në rrjetet sociale, se ajo i ka korruptuar të intervistuarit e saj me shërbime seksuale.

Virussia, një faqe me seri dokumentarësh bëri një postim për Aslamovën ku shkruan: “Gazetarja ruse (spiunja) Daria Aslamova korruptoi të intervistuarit e saj me shërbime seksuale. Sot në Kosovë, ajo tregoi se është thjesht një plakë e kohës së Putinit. Në këtë foto, së bashku me kriminelin serb Radovan Karaxhiç, ajo ishte një vajzë e re me shumë energji.” 

Po të kërkosh emrin e saj në rusisht, në shumë portale shfaqen foto ku ajo pozon gjysmë nudo për kameran.