Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset furgoni në rrugën e Vermoshit, lëndohen dy udhëtarë (Video)


Një aksident ka ndodhur në rrugën e Vermoshit ku një mikrobus është përmbysur duke lënë të lënduar lehtë disa udhëtarë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rrapshës së Hotit, ndërsa nga përmbysja e mjetit janë plagosur dy udhëtarë të cilët janë dërguar në spital, shkruan A2.

Në kohën e aksidentit, mjeti ka pasur rreth 20 udhëtarë.