Vendosni fjalën kyçe....

Si është e mundur, prej 48 orësh nuk pipëtin asnjë gomone në Vlorë


Nga Elton Qyno

Po si është e mundur xhanëm, që prej 48 orësh nuk pipëtin asnjë gomone dhe asnjë motor uji në Gjirin e Vlorës.

Çfarë të ketë ndodhur vallë? Kur u bë kaq i fuqishëm Shteti me një xhiro që bëri dje në anembanë bregut?

Mos vallë ishte i fuqishëm dhe s’e dinte forcën apo këto 48 orë ju deshën të nxirrte nga brenda luanin?

Me një të përplasur këmbët, policia kufitare këtu në Vlorë, që po shikoj vetë situatën, i vuri në rresht lacat, bobat dhe vajzat kanakare që vdesin t’ia xhirojnë gomat skafeve dhe motorave në det.

Ja pra me një të rënë kamzhikut, këto 48 orë të gjithë janë sus. Madje i nxorën dhe motorat nga uji.

Po pse duhet të ndodhte tragjedia, të humbte jetën në mënyrë makabre një fëmije i mitur, që të vihej më pas në shërbim kamzhiku i ligjit.

Pse të mos bëhej një gjë ë tillë që në fillim të sezonit e deri në fund të tij.

Pse pas çdo jete të humbur strukturat e shtetit nxjerrin dhëmbët dhe bëjnë detyrën shpejt e shpejt.