Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea fiton garën me Man.City për shërbimet e Cucurellas


Marc Cucurella do të transferohet te skuadra e Chelsea, e jo e Manchester Cityt ashtu siç ishte përfolur më parë.

Chelsea ka arritur që t’ia marrë nga duart lojtarin Manchester City, Marc Cucurella, duke e transferuar atë nga Brighton.

Pep Guardiola e kishte kërkuar atë që disa muaj, por në fund Chelsea u treguan më bindës dhe kanë arritur që ta transferojnë mbrojtësin e majtë spanjoll të skuadra e Bluve.

“Marc Cucurella në Chelsea, punë e kryer! Marrëveshja e plotë në mes të Chelsea është arritur për më shumë së 50 milionë funte. Levi Colwill do t’i bashkohet së shpejti Brightonit. “CFC”, ka shkruar gazetari i njohur i transferove, italiani Fabrizio Romano.