Vendosni fjalën kyçe....

Tritol ofiçinës në Tiranë


Një biznesi që merrej me rregullimin e makinave i është vendosur eksploziv në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve zyrtare nga policia më datë 28 korrik në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.