Vendosni fjalën kyçe....

Non grata e Berishës, Meta: PD partnere kryesore, s’i zgjedh unë drejtuesit e partive të tjera


Ish-presidenti Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se shpallja non grata e kreut të PD-së Berisha nga Britania e Madhe nuk është shqetësimi i popullit shqiptar duke pohuar se respekton vendimin e cilitdo vend kundër kujtdo.

Ai theksoi gjithashtu se ai respekton vullnetin e votuesve të PD-së ndërsa shtoi se u bëri thirrje qytetarëve që të shpallin non grata kleptokracinë që ka rrënuar vendin.

“E shoh PD si partneren kryesore se e tillë është situata. Derisa ishte zotria tjetër, shqetësimet e mia i kam ngritur. PD është në një proces opozitarizmi që shpresoj ta përmbushë sa më mirë. Nuk i zgjedhim ne liderët e partive të tjera, do të respektojmë këdo që do të kontribuojë. PD është në proces ristrukturimi. Edhe nga Zelanda e Re të bëhet ‘non grata’ Berisha, nuk është çështje që ka të bëjë me qëndrimet e mia ndaj parimeve të demokracisë. Respektoj vendimet e çdo shteti kundër kujtdo. Thirrja ime është të shpallim non grata këtë kleptokraci dhe që populli shqiptar të mbretërojë. Këtu nuk ka asnjë arsye për të respektuar vullnetin e votuesve të PD-së. “­ – i tha Meta.