Vendosni fjalën kyçe....

Vodhi me pistoletë lodër dy dyqane, pranga të riu në Durrës


 

Një 28-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet për grabitjen e disa dyqaneve duke përdorur një pistoletë lodër.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale Sh.Z. banues në Tiranë i cili ka qenë i dënuar edhe më herët për vjedhje.

Sipas policisë, ai ka vjedhur me pistoletën lodër dy dyqane duke përvetësuar rreth 100 mijë lekë të reja.

Njoftimi

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka vjedhur me dhunë, duke përdorur një pistoletë lodër, në dy subjekte të ndryshme, konkretisht:

Më datë 17.07.2022, në një dyqan, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 45.000 lekë;

Më datë 18.07.2022, në një supermarket, i ka vjedhur me dhunë shitëses, duke e kërcënuar me pistoletë lodër, shumën 56.000 lekë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë lodër dhe një thikë, të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet, si dhe një sasi parash.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”