Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Kuvend: Të tregojmë se nuk kemi interesa më të larta se ato të Kosovës, raporti i Dick Marty-t i gënjeshtërt


Ish-kreu i PD-së Basha tha në Kuvend se Shqipëria duhet të tregojë se nuk ka interesa më të larta se interesat e Kosovës.

Në fjalën e tij në seancën ku po diskutohet projektrezoluta kundër raportit të Dick Marty-t deputeti demokrat theksoi se pavarësisht përpjekjeve për të manipuluar faktet e luftës në Kosovë duke e quajtur raportin në fjalë si të gënjeshtërt.

“Sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion, i cili duhet të dëshmojë edhe njëherë se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të shenjtë, interes më të lartë se interesat e Kosovës, se nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal, një të ardhme në paqe të popujve tanë, pa pranuar dhe dënuar genocidin serb. Ndër vite ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipuluar faktet, për t’i ikur të vërtetave siç ka ndodhur edhe në raportin e Dick Martit. Një raport ‘fake’, sepse sot është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe. Nuk është aspak rastësi që pasi krijuan një tollovi të madhe ne opinionin ndërkombëtar, në përpjekje për të ndryshuar historinë, hapi më i fundit, siç e ka pohuar vetë protagonisti, ishte planifikimi për eliminimin fizik të ish-raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty nga struktura serbe të sigurisë për të fshehur gjurmët, e për të fajësuar sërish shqiptarët” – tha ai.