Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti Alizoti firmos i pari për mbështetjen e Goxhajt për Avokat të Popullit


Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka firmosur i pari në mbështetje të Altin Goxhajt për tu zgjedhur si Avokat i Popullit.

Ka qenë vetë Goxhaj i cili ka shpërndarë dokumentin për marrjen e mbështetjeve nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Një kandidati për Avokat të Popullit i duhen të paktën 28 firma deputetësh për tu konsideruar kandidat për tu votuar në seancë plenarë.

Firmën e parë mbështetëse për kandidaturën time si Avokat i Popullit e mora paradhënie nga Deputeti i PD Z. Tomor Alizoti:

“Po e firmos me kënaqësi, aq më shumë që jam i pari, sepse jam i bindur që e ke me meritë për gjithshka ke bërë për gjithë qytetarët në përgjithësi, votuesit tanë, por edhe vetë anëtarët e PD që na kanë mbështetur edhe fizikisht në Fushata apo në protesta, sa herë i ka arrestuar policia, në prokurori apo gjykata, apo edhe për mbështetjen që u ke dhënë në kauzat e tyre. Suksese Avokat”

Tani filloj takimet dhe komunikimet me të gjithë deputetët për të arritur dhe tejkaluar limitin me 28 firma deputetësh të Opozitës, sipas pikës 5., të Nenit 9 të Ligjit për Avokatin e Popullit.

Ligji i Avokatit të Popullit

Neni 9, “Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit”

“5. Kandidaturat për Avokat të Popullit i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë”-shkruan Goxhaj.