Vendosni fjalën kyçe....

9 orë para prokurorëve, Beqaj del nga SPAK: Nuk i druhem përgjegjësisë penale


Pas 9 orësh qëndrimi përpara prokurorëve të SPAK, Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e organit të posaçëm të akuzës.

Ilir Beqaj në një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes u tregua i rezervuar në atë çfarë mund të jetë pyetur nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Beqaj ka patur një deklarim të detajuar lidhur me koncesionin e sterilizimit gjatë kohës që ka qenë Ministër i Shëndetësisë.

Beqaj tha se është thirrur si personi që ka pasur në dijeni për dhënien e koncesionit. Ish-ministri theksoi se nuk i druhet përgjegjësisë penale

Jam thirrur në cilësinë e çështjes që jam thirrur dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale.”-tha shkurt Beqaj