Vendosni fjalën kyçe....

Ulet me dy lekë çmimi i naftës e tre lekë i benzinës


Çmimi i naftës në vend ka pësuar ulje me dy lekë duke u shitur me 238 lekë për litër nga 240 lekë për litër që ishte dje.

Edhe çmimi i benzinës është ulur me tre lekë duke u shitur me 218 lekë për litër nga 221 lekë për litër.

Ndërkohë çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar e do jetë 69 lekë për litër.