Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Butrintin, Ina Zhupa: Mbajini mend fytyrat që vulosën një tradhëti kombëtare


Kuvendi ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit Ilir Meta për marrëveshjen për Administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit pas një seance maratonë të shoqëruar me debate, akuza dhe kundër akuza.

Në votim morën pjesë 101 deputetë, nga të cilët vetëm 27 votuan Pro, 72 Kundër dhe 2 Abstenim.

Lidhur me votimin, ka reaguar e revoluar deputetja e PD-së Ina Zhupa, e cila thotë se maxhoranca nuk zgjodhi të mbrojë identitetin kombëtar, por vulosën një tradhëti kombëtare dhe një akt antikushtetues.

“Parlamenti sapo ndërmori aktin final për dhënien me koncension të Butrintit!

Me 72 vota kundër dekretit të presidentit vulosën një tradhëti kombëtare dhe një akt antikushtetues.

Mbajini mend fytyrat dhe emrat e atyre burrave dhe grave që me urdhër partiak nuk zgjodhën të mbronin identitetin kombëtar dhe historinë kombëtare!!!”– shkruan Zhupa pas votimit në rrjetet sociale.