Vendosni fjalën kyçe....

Albana Vokshi pas seancës në SPAK: Evis Kushi tentoi që unë të tërhiqja denoncimin tim, por kjo s’ndodh


Sot u mbajt seanca e radhës gjyqësore në SPAK për padisë që deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka ngritur ndaj ministres së Arsimit Evis Kushi, në lidhje me daljen e tezave të maturantëve përpara nisjes së provimeve.

Pas seancës, deputetja Vokshi doli në një prononcim për mediet nga ku ajo u shpreh se seanca e sotme ishte një seancë pajtimi.

Sipas saj, ministrja e Arsimit tentoi ta bindte atë që të tërhiqej nga deklaratat dhe denoncimet e saj.

“Meqënëse ishte seancë pajtuese, sigurisht ministrja Kushi tentoi që unë të tërhiqja deklaratat dhe denoncimet e mia. Kjo sigurisht nuk ndodh.

Si mundem unë të pajtohem me ministren Kushi kur ajo e ka degraduar arsimin, kur e ka shndërruar atë në celulë të Partisë Socialiste? Si mund unë të pajtohem me Evis Kushin apo të bëhem palë me qeverinë që po keqtrajton mësuesit dhe nuk u jep nxënësve dhe studentëve arsimin që ata meritojnë?”- tha Vokshi.