Vendosni fjalën kyçe....

“Ma nalt o burrë, ma nalt!”


Nga Elona Guri

Ulsi, kujt i ke thënë serish, kësaj radhe nga SPAK, “ma nalt o burrë, ma nalt”!

Si dikur kur të kapën gafil me anëtarin e SPAK para se të zgjidhej kryetari i saj.

Zoti ministër, sot duhej të ishe duke kryer dënimin për ndërhyrje flagrante dhe presion ndaj zyrtareve të shtetit gjatë zgjedhjeve, por ajo drejtësi që e ke kapur të “fali” duke të mos marrë të pandehur.

Tashmë ke dalë e po behësh mburojë, si dikur kur ke qenë prokuror, ndaj kolegëve të tu ministra dhe abuzuesve me miliona dollarë të incirenatorëve.

Po të vazhdoje të ishe prokuror sot nuk do e kishe kaluar dot vetingun, Ulsi.

Deklarata juaj vetëm tregon sa thellë je zhytur në baltën e incirenatorëve dhe korrupsionit.

Nëse do ishte hetuar firma e të ndjerës dhe evazioni fiskal sot do ishin në burg ata që kanë kryer evazion me “firmën” e saj, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kush të shpoi me hosten Ulsi, që të yshti në deklaratën që tregon dhe njëherë se hetimet për evazion janë penguar dhe sabotuar për të mos dalë në shesh e vërteta.

Ulsi nuk mbulohet do dielli me shoshë, është e pamundur.

Në vend të hiqje vetullat, nxore sytë.

Deklarata juaj tregon qartë sa shumë nevojë ka për një drejtësi të pavarur dhe të pakapur.

Është vetëm fillimi, Ulsi.

Me ngadalë o burrë me ngadalë, shumë të tjera do shohësh nga llumi ku ka rënë e gjithë qeveria dhe bashkia e Tiranës me Erjonin që ke marrë detyrë ta mbrosh.

Mos ha edhe pi aq shumë se nuk i bën mirë as shëndetit as mendjes se pastaj del e flet budalliqe, si kjo e fundit.

Me “Ma nalt o burrë, ma nalt” nuk fshihet as firma e Erion Velisë as paratë e evazionit.

Një ditë, shpresoj shumë shpejt, do dalin të gjithë fajtorët e vërtetë para drejtësisë, nuk ka prokuror që i mbron.