Vendosni fjalën kyçe....

Vasili shpërndan videon e parashikimit të Kastriot Myftarajt: Skenari në Sri Lanka i paralajmëruar edhe për Shqipërinë, ndikimi i Sorosit


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka publikuar një video të analistit të ndjerë, Kastriot Myftaraj ku ai bënte një parashikim për situatën në Sri Lanka që sipas tij mund të ndodhë dhe tek ne.

Në reagimin e tij, Vasili thotë se situata në Sri Lanka ngjason shumë me atë në vendin tonë si dhe ndikimi i miliarderit George Soros.

“Shiheni të gjithë ju lutem këtë VIDEO.
Është e datës 13 qershor 2022!
Gazetari i ndjerë Kastriot Myftari, disa javë përpara shpërthimit të revoltës në SRI LANKA, bënte këtë analizë dhe parashikim, që më i qartë nuk bëhet.
Çfarë ndodhi në SRI LANKA, ngjashmëria tronditëse me Shqipërinë si dhe prania e Sorros në mënyrë identike në të dy vendet flasin shumë. Shiheni dhe le të reflektojmë të gjithë së bashku sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë.

SRI LANKA është një tragjedi ekonomiko- sociale e paralajmëruar edhe për Shqipërinë!”- shkruan Vasili krahas videos.

Myftaraj në këtë video shprehej se Sorosi ka ndërhyrë në Sri Lanka pasi donte të bënte një eksperiment ekonomik, dhe e mori kryebashkiakun Erion Veliaj si një model se si duhet të jenë atje.

Por 6 vite më vonë, në këtë vend ndodhi një krizë financiare, më e rënda që nga shpallja e pavarësisë.