Vendosni fjalën kyçe....

Tha se do merrte me kënaqësi ”një plumb” për Putinin, ish-shefi i “Formula 1” nën hetim për mashtrime me taksat


Ish-kreu i “Formula 1”, Bernie Ecclestone është akuzuar për mashtrim pasi dyshohet se nuk zbuloi rreth 400 milionë paund të aseteve jashtë shtetit.

Hetuesit thonë se miliarderi 91-vjeçar fshehu informacionet në lidhje me pagesën e saktë të detyrimeve të tij tatimore dhe duhet të përballet me Gjykatën e Magjistraturës së Westminster më 22 gusht për t’iu përgjigjur akuzave.

Duke folur për hetimin, Simon York, drejtor i Shërbimit të Hetimit të Mashtrimit të HMRC tha se akuzat janë rezultat i një hetimi të gjerë mbi parregullsitë e supozuara financiare të Ecclestone, dhe shtoi se masa është bërë në emër të “tatimpaguesve të ndershëm” të Mbretërisë së Bashkuar.

“Kjo pason një hetim kriminal kompleks dhe mbarëbotëror nga Shërbimi i Hetimit të Mashtrimit të HMRC.”– tha York, citon RT.

“HMRC është në anën e taksapaguesve të ndershëm dhe ne do të ndërmarrim veprime të ashpra ndajt kujtdo që dyshojmë për mashtrim tatimor. Mesazhi ynë është i qartë – askush nuk është përtej mundësive tona.”– shtoi ai.

Kohët e fundit, miliarderi britanik Ecclestone, ka qenë burimi i titujve të shumtë të lajmeve për shkak të komenteve të tij për presidentin rus Vladimir Putin, të cilin e kosideron mik dhe shpreh vlerësimet më të larta për të.

Ai bëri shumë bujë në mediat perëndimore dhe mori mjaft kritika, kur tha se me kënaqësi do të “merrte një plumb” për liderin rus.