Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja e BE-ja presin që ne ta fitojmë luftën, kemi 1 milion ushtarë të gatshëm për të rimarrë jugun – Ministri ukrainas


Ukraina ka grumbulluar një milion ushtarë, me urdhër të presidentit Volodymyr Zelensky, për të rimarrë zonat e saj jugore, ka pohuar ministri i Mbrojtjes Alexey Reznikov në një intervistë për The Times.

“Ne e kuptojmë që politikisht është shumë e nevojshme për vendin tonë. Presidenti i ka dhënë urdhrin shefit suprem të ushtrisë për të hartuar planet.” – tha ai në një intervistë të botuar të dielën.

“Ne jemi njerëz të botës së lirë dhe me një ndjenjë të vërtetë drejtësie dhe lirie. Ne kemi afërsisht 700 mijë në forcat e armatosura dhe kur shtojmë gardën kombëtare, policinë, rojen kufitare, jemi rreth një milion.” – shtoi ministri.

Reznikov vlerësoi përpjekjet britanike për të ndihmuar Ukrainën, veçanërisht Ben Ëallace, sekretar i Mbrojtjes i Britanisë, i cili, sipas tij, ishte kyç për të ndihmuar në zhvendosjen nga pajisjet e vjetra sovjetike te artileria 155 mm standarde e NATO-s, sisteme raketash të shumëfishta të drejtuara dhe dronë të teknologjisë së lartë.

Kjo, shpjegoi Reznikov, do të kompensojë humbjet e mëdha në rajonin e Donbasit përballë bombardimeve masive të artilerisë ruse. Presidenti Zelensky tha më parë se Ukraina po humbte rreth 200 burra në ditë në zonë.

Reznikov përmendi gjithashtu aleatë të tjerë, duke pretenduar se ‘ka lindur një koalicion anti-Kremlin’.

“Partnerët tanë në Londër dhe Uashington dhe kryeqytete të tjera, ata janë investuar tek ne, jo vetëm me para, por pritshmëritë e njerëzve të tyre që ne duhet ta bëjmë Kremlinin të humbasë. Ne duhet ta fitojmë këtë luftë së bashku.” – tha ai.

Aleancat e vjetra të presidentit rus Putin janë shkatërruar gjithashtu, argumentoi Reznik, duke treguar Kazakistanin.