Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i mbytur në rezervuarin e fshatit 17-vjeçari në Tiranë


Një 17-vjeçar është gjetur i pajetë në rezervuarin e fshatit Vrap në Tiranë.

Adoleshenti është gjetur nga xhaxhai i tij ndërsa dyshohet se është mbytur.

Njoftimi

“Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”