Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi dhe Yuri Kim bëhen bashkë për të uruar “Kurban Bajramin” tek KMSH


Paraditen e sotme, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është bashkuar me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë zonjën Yuri Kim, dhe të dyja sëbashku kanë vizituar Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Ata u pritën nga kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

Nuk dihet nëse vizita e Kim dhe Kryemadhit në të njëjtën kohë ishte e planifikuar apo rastësi.

Në një prononcim për mediet, zonja Kryemadhi ka uruar festën e Kurban Bajramit duke dhënë dhe një mesazh për besimtarët.

“Bashkëjetesa fetare është një nga elementët e vlerat më të mëdha që ka populli shqiptar, e kjo na bën gjithmonë bashkë që gjithë shqiptarët festojnë të gjitha festat.

Megjithatë në këtë ditë të shënuar të të gjithë besimtarëve myslimanë unë dua të uroj të gjithë popullin shqiptar Gëzuar Bajramin, një ditë të mbarë të gjejnë mundësinë e qetësinë shpirtërore për të ngritur më shumë vlerat e familjes e popullit shqiptar, se ajo që është e rëndësishme vetëm besimi në Zot na krijon hapësirat për të qenë vetvetja e mos pasur frikë nga e keqja por për ta sfiduar atë.”– tha Kryemadhi.

Ajo u pyet nga gazetarët lidhur me mos hapjen e xhamisë së Namazgjasë, por preferoi të mos komentonte sot për këtë gjë.

 “Kam shumë komente por nuk mendoj që sot është momenti për të folur për këtë gjë.
Besimi shqiptar është i shqiptarëve nuk është as i tullave as i gurave dhe asnjë njeri nuk e ndërton dot besimin në një godinë, besimi është në shpirt dhe nuk e merr e nuk e blen dot askush.”- tha Kryemadhi.