Vendosni fjalën kyçe....

U hodh nga kati i dytë i spitalit, nëna pëson fraktura të shumta në trup, foshnja në gjendje të mirë


Spitali i Sarandës ka njoftuar se nëna që u hodh nga kati i dytë i spitalit ka pësuar fraktura në trup po është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Nëna u hodh nga kati i dytë i spitalit të qytetit bregdetar ditën e djeshme.

Sipas drejtorit të spitalit nuk bëhet fjalë për tentativë vetëvrasjeje po për përpjekje për tu larguar nga spitali.

Nëna e kishte fëmijën e gjashtë të sapolindurin ndërsa nuk ka pasur një vend banimi duke qenë se bëhej fjalë për një familje në lëvizje me disa adresa.

Njoftimi

“Lidhur me ngjarjen e rëndë të nënës së re dhe foshnjës në Maternitetin e Sarandës, ju informojmë se, nenës dhe foshnjës i është dhënë menjëherë ndihma e parë shëndetësore nga ekipi mjekësor i spitalit. Pas vlerësimit klinik, gjendja shëndetësore e foshnjës paraqitet mire dhe pa probleme.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera rezulton se nëna ka disa fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën. Nëna dhe foshnja janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Sarandës nën kujdesin intensiv të mjekëve.”