Vendosni fjalën kyçe....

Fatmir Xhafaj kritikon institucionet e drejtësisë: KLP nuk merret vesh me PP


Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj ka kritikuar institucionet problematike në sistemin e Drejtësisë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, Xhafaj renditi disa problematika që sipas tij duhet të marrin zgjidhje.

Mes tyre ngriti shqetësimin për marrëdhëniet ndërinstitucionale mes Prokurorit të Përgjithshëm, Këshillit të lartë të Prokurorisë, ILD-së veçanërisht dhe KLGJ-së, që sipas tij “nuk merren vesh me njëri tjetrin”.

Po ashtu, Xhafaj shtoi se prokurorët nuk kanë vënë në përdorimin instrumentet që i ka dhënë reforma,.

“Te rasti i Prokurorisë, tek drafti i paraqitur për projekt rezolutën tek kolegu Xhoxhaj, dua të them që në fillim se ne nuk i kërkojmë prokurorisë por i rekomandojmë. Pastaj, do sugjeroja të ketë riformatim të tyre se ne nuk mund të fillojmë me vepra penale të caktuara por të ndalemi te prioritete… Them që ka 5 shqetësime që do duhet të pasqyrohen, pavarësia në punën e prokurorëve, masat për përgjegjshmëri dhe llogari dhënie, transparenca dhe komunikimi publik, marrëdhëniet ndërinstitucionale.

Konstatuam që marrëdhëniet ndërinstitucionale mes prokurorit të përgjithshëm, Këshillit të lartë prokurorisë, ILD veçanërisht dhe KLGJ paraqiteshin problematike, natyrisht rrjedh për shkak të ngërçit dhe mënyrës së kompozimit të sistemit, por ama gjë që duhet zgjidhur. Fakti është shqetësim, KLP nuk merret vesh me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokuroria e Përgjithshme adreson kritika ndaj KLP, KLP vjen këtu dhe thotë që nuk e di ca ka thënë, minimumi të njihej me raportin… Dhe tjetra që më shqetëson mua, duhet të vëmë theksin tek parandalimi i kriminalitetit tek të miturit.

I kapin me cigare me hasha buzë liqenit, i fusin në polici për orë të tëra, rrinë me muaj të tërë në prokurori, që janë fëmijë 15 vjeç… E kuptoni se ca jemi duke bërë? Lëmë gjurmë në memorien e tyre. S’jemi këtu për të dëgjuar statistika, ta them unë, një pjesë e veprave penale sot në prokuroi janë fiktive, pikërisht për këtë shkak, sepse policia i merr, i çon, pastaj ato flenë, apo mosfillim etj etj. Ky është një shqetësim i madh shoqëror… Ne trajtuam pastaj nevojën për përdorimin më të mirë të instrumenteve që i ka dhënë reforma, ndërkohë që janë instrumente pozitivë, për ta zbutur numrin e veprave penale, në 2021 ato kanë ardhur në ulje, përdorimi i këtyre instrumenteve. Pse? Sepse nuk duan ta bëjnë prokurorët këtë, sepse kanë interesa të tjera, për të mos thënë interesa korruptive, dhe thonë që s’na i pranon gjykata.”– tha Xhafaj.