Vendosni fjalën kyçe....

Rama i kërkon Maqedonisë së Veriut të pranojë propozim francez: Hap rrugën për çeljen e negociatave


Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Maqedonisë së Veriut që të pranojë propozimin e fundit francez që po ndërmjetëson për të gjetur një zgjidhje për ngërçin me Bullgarinë.

Sipas Ramës propozimi i fundit francez është përfundimtari dhe i hap rrugën nisjes zyrtare të negociatave me BE-në për dy vendet.

Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkruan Rama në Twitter.